Kryeministri Rama, i pyetur nga media se ’pas dështimit’ të bisedimeve, a do të ketë një raund tjetër bisedimesh, ai nuk ka mohuar ‘takime’ por ka thënë se ‘kaq kishim për të lëshuar, nuk ka më’
Kryeministri ka lëshuar edhe një sfidë për opozitën duke thënë se qeveria është ‘në punë për zgjedhje’, në një kohë kur opozita ka kundërshtuar dhe nuk ka pranuar të regjistrohet në listën e KQZ për zgjedhje.
Sipas bisedës me gazetarët e ‘Balkanweb’ doli se kryeministri i ka ofruar opozitës postine kryeministrit dhe tetë ministra. Kryetari i Opozitës, Basha, ka deklaruar se ‘nuk kërkojmë gjë për PD-në, por kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme në një qeveri teknike.
/Veritas.com.al/