Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Në mbledhjen e sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.
Gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.
Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojnë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’u bllokohet hyrja në vendet e BE dhe SHBA.
Veritas.com.al/