Arben Meçe i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV u shpreh se kryeministri Edi Rama fitoi ndaj megalomanisë greke, sepse zhvlerësoi çdo komunikim diplomatik protestues të grekëve, pas vendimit për dënimin e Fredi Belerit. Sipas Meçes, Rama vendosi në vend dinjitetin dhe sovranitetin kombëtar.

“Edi Rama triumfoi ndaj megalomanisë greke. Megalomania greke ishte edhe deklarimi i ambasadës greke. Lufta më e mirë që bën shteti është heshtja dhe zhvlerësimi i çdolloj komunikimi diplomatik protestues ndaj tyre.

Sepse si rregull, me të drejtë nuk mund të ndodhet në asnjë vend që të nesërmen ambasada, ministria jonë e jashtme do të thërriste notë proteste sepse është ndërhyrje në punët e brendshme. Sepse po godasin sistemin e drejtësisë. Ne nuk duhet t’i përgjigjemi megalomanisë greke me megalomani shqiptare. Ne jemi në rrugën e drejtë të Zotit dhe ligjore. Vendosja e dinjitetit dhe sovranitetit kombëtar, flamur të cilin Rama e vendosi në vend dhe sot nuk ka shqiptar që nuk i jep pikët Ramës në këtë betejë të organizuar. Është e vërtetë që ai fitoi, në politikën e brendshme.

Në politikën e jashtme, nuk di të ketë një faktor ndërkombëtar politik që të ketë penalizuar politikën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me Belerin. Përkundrazi ka penalizuar shtetin grek”, thotë Meçe.