Kryeministri Edi Rama këtë të hënë me nisjen e vitit të ri shkollor ka qenë në inspektimin e nisjes së procesit mësimor në gjimnazin “Gramoz Palushi”, në Paskuqan ku studiojnë 630 nxënës dhe janë 33 mësues.

Rama ka zgjedhur që ditën e parë të vitit shkollor ta nis nga shkolla e cila mban emrin e tifozit shqiptar Gramoz Palushi, që u vra në Zakintho në vitin 2004, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kombëtarja jonë fitoi ndaj grekëve që kishin vetëm pak ditë që kishin fituar Evropianin.

Ndërkohë në këtë vizitë kryeministri është shoqëruar nga ministrja në largim e Arsimit Evis Kushi e cila ka theksuar se gjatë këtij viti shkollor janë ndërtuar dhe konstruktuar një sërë shkollash.

“Shkolla do të ketë një klasë burimore në shërbim të nxënësve me aftësi ndryshe do të ketë edhe një laborator psikosocial. Ky vit I ri shkollor vjen me disa risi pasi si në këtë gjimnaz ashtu edhe në të gjithë shkollat e vendit rreth 17 mijë nxënës do të jenë në shkolla të reja ose të rikonstruktuara. Në të gjithë vendin 242 mijë nxënës kanë përfituar tekstet shkollore falas, nga të cilët 17 nxënës i kanë tekstet e reja falas”, ka thënë Kushi./abcnews.al