
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka shkuar mbrëmë vonë në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 14, ku ka shpërndarë dhe pica.
“Celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan ai, ndërsa ka shpërndarë një video nga takimi i papritur.
Rama: Ju ç’po bëni aty me se merreni?
I riu: Ne jemi duke punuar me të rinjtë. Jemi duke identifikuar votuesit për herë të parë.
Rama: Prit se kam një dhuratë për ju.
Kryeministri shfaqet me disa pica dhe i shpërndan tek anëtarët që ishin prezent. Gjatë momentit të konsumimit të picës Rama ka shkëmbyer batuta me të pranishmit, tek shpërndanin copat e picës.
Rama: Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur (fjala për ministrin e Brendshëm)/ Tema
Komente