Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë.

Në  funksion të këtij qëllimi u zhvillua në Tiranë konferenca me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE.

“Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20%  prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtysë drejt pavarësisë energjetike. Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është  gjë e madhe.”

Laura Lohman, zv/sekretare për diplomacinë energjitike në DASH u bë pjesë e kësaj konference nga ku tha se merr rëndësi të posaçme dalja nga varësia ruse e gazit.

“Politikat amerikanë janë fokusuar në rritjen e burimeve energjetike,bërthamore dhe të rinovueshme. Ne duam të sigurojmë burime energjie. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës, nënëvizojnë nevojën e eruopës për pavarësinë e saj nga gazi rus. Kemi plane, si iniciativa e 5 marsit, për të rritur pavarësinë e BE nga gazi rus. Kjo do të kërkojë vite që BE të çlirohet nga kjo varësi. Po punojmë për të ccuar përpara këtë përpjekje. Sot më shumë se kurrë divesifikimi i energjisë është jetësor, për të ndihmuar në ndërprerjen nga gazi rus.”

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim tha se  siguria energjitike është e lidhur ngushtë me me sigurinë kombëtare.

 “SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë. Nuk mund të presim më, pas pushimit të agresionit rus në Ukrainë. Kemi nevojë të kemi më shumë gaz-sjellësa. SHBA dhe BE po përballen me një realitet të ri. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje krijuese së bashku. Është një nga arsye pse u ndërtua TAP që sot po sjell gaz në Europë, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Tani është koha për të vepruar dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij diskutimi.”