Zenepe Pirani disa ditë më parë ka shprehur dëshirën për të takuar kryeministrin, ndërsa sot Edi Rama e ka vizituar atë në qytetin e Shkodrës.
111-vjeçarja është qytetarja më e vjetër që vaksinohet në Shqipëri me “Pfizer”, kurse sot Rama e vizitoi duke i sjellë buqetë me lule.
Dua të takoj Edi Ramën për ta falënderuar për vaksinën”, kishte thënë më parë e moshuara. Kurse sot Rama kur u largua bëri një gjest fantastik duke u përkulur për ta puthur në ballë 111-vjeçaren.

VERITAS.COM.AL