Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët sa i përket infrastrukturës në vend, është ndalur tek rrjeti hekurudhor, duke renditur një sërë projektesh në shqyrtim e në ndërtim e sipër në vend.
Shefi i qeverisë theksoi se do të nisë elektrifikimi i të gjithë Korridorit 8 në funksion të rrjetit të ri hekurudhor për Shqipërinë e 2030.
“Kemi dorëzuar projektin paraprak në WBIF që shqyrton projektet dhe financon për llogari të BE-së, projektin e përzgjedhjes së gjurmës hekurudhore Shkodër-Gjakovë, pra Hekurudha Durrës-Prishtinë. Hekurudha Vorë-Hani Hotit është firmosur kontrata midis hekurudhës shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Hekurudha Rrogozhinë-Pogradec, është dorëzuar projekti final he pritet granti nga WBIF, hekurudha Durrës-Rrogozhinë është mbyllur faza e dytë e prokurimit. Ashtu sikundër është dorëzuar drafti paraprak për elektrifikim e gjithë Korridorit 8 në funksion të hekurudhës”, tha Rama.
Komente