Akuzohet për trafik kokaine, Belgjika dënon me 12 vite burg Ramazan Rrajën. Hetuesit belgë përgjuan Rrajën teksa fliste me një person tjetër për konteiner me banane ku kishte drogë.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e cilësoi grupin si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës.