-Zgjedhja e Trump për të mos ftuar islamikët amerikanë në darkën e iftarit te Shtëpisë së Bardhë menjëherë provokoi kritika të ashpra nga ana e demokratëve-

Nga: Gerry Freda /

 

Në Shtetet e Bashkuara,kane shpërthyer polemika të ashpra pas vendimit të Donald Trump për të mos ftuar përfaqësues të komuniteteve myslimane amerikane në pritjen e organizuar së fundi në Shtëpinë e Bardhë për perfundimin e Ramazanit.

Zakoni i organizimit të një banketi në rezidencën zyrtare të Kreut të Shtetit që koincidon me fundin e muajit të shenjtë islamik, si shenjë e afrimit të institucioneve kombëtare drejt minoritetit Muhamedan,ka filluar në vitin 1996 me vendimin e Bill Clinton dhe vazhdoi nga George W Bush dhe Barack Obama. Në njëzet e tre vitet e fundit, udhëheqësit e kësaj bashkësie fetare kishin marrë pjesë gjithmonë në këtë ngjarje.

Zakoni në fjalë u ndërpre nga Donald Trump në 2017. Në atë vit, në fakt, pritja në selinë zyrtare të pushtetit ekzekutiv federal nuk u mbajt. Tradita e filluar nga Clinton ishte rinovuar nga manjati në vitin 2018, por atëhere shumë shoqata islamike braktisën eventin si një gjest proteste kundër vijës së ashpër të manjatit ndaj emigrantëve afrikanë dhe atyre të Lindjes së Mesme.Banketi i zhvilluar këtë vit ne fakt është i pari i mbajtur pa qene ftuar asnjë shoqatë përfaqësuese e Muhamedaneve të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti amerikan ka konsumuar një darkë iftari të hënën në mbrëmje, me të cilën muslimanët në mënyrë rutinore festojnë perfundimin e muajit të tyre te agjërimit dhe të reflektimit, së bashku vetem me ambasadorët dhe diplomatët e vendeve arabe. Asnjë ftesë zyrtare nga ana e stafit te tajkunit nuk ju eshte drejtuar ne fakt as udhëheqësve të bashkësive muhamedane të Amerikës as parlamentarëve amerikanë që i përkasin besimit në fjalë.

Për momentin, stafi i manjatit njujorkez nuk ka lëshuar komunikata relative për motivet e gjestit të këtij të fundit, ndërsa krerët e kësaj pakice fetare kanë akuzuar menjëherë Trump se “e urren Islamin“. Për shembull, Nihad Awad, drejtuesi i Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka gjëmuar: “Komuniteti që përfaqësoj është thellësisht i ofenduar për shkak të indinjatës që presidenti na ka rezervuar. Nga ana tjetër, me siguri nuk mund të presim një qëndrim të respektueshëm ndaj islamit nga një politikan i tillë, i cili deri më tani ka adaptuar masa të qarta diskriminuese kundër besimit tonë, siç është ndalimi i hyrjes në SHBA për emigrantët e fesë islamike leshuar nga ai në vitin 2017. “Awad ka përfunduar aktakuzën e tij kundër manjatit duke e akuzuar se nuk i konsideron ndjekesit e besimit kuranor si anëtarë të kombit amerikan dhe se kultivon” paragjykime raciste dhe supremaciste ne dem te pakicave etnike dhe personave me ngjyrë“.

Edhe demokratët e kane sulmuar manjatin, duke e fajësuar jo vetëm se nuk ka ftuar komunitetet muhamedane amerikane në darken e iftarit, por edhe se ka përjashtuar nga kjo ceremoni të vetmet parlamentare islamike të pranishme aktualisht në Kongres: deputetet Liberale Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib. Jamie Raskin, kryetari demokrat i Nënkomisionit të të te Drejtave Civile brenda Dhomës së Përfaqësuesve federale,ka denoncuar keshtu zgjedhjen e presidentit për të mos pritur ndonjë përfaqësues të besimit kuranor në Amerikë në banketin e Shtëpisë së Bardhë si një “mospërfillje” e destinuar të “përkeqësojë” ndarjet ndër-etnike që janë duke shkatërruar shoqërinë amerikane.

Kritikave te leshuara nga krerët Muhamedane dhe nga opozita parlamentare i eshte përgjigjur menjëherë republikani John Cornyn III, president i Nënkomisionit të Emigracionit të Senatit, duke akuzuar shpifësit e manjatit per “inkurajimin e urrejtjes” ndaj këtyre të fundit dhe inkurajimin e pakicave etnike dhe fetare te vendosura në Shtetet e Bashkuara qe po “perpiqen te kërcënojne sigurinë e presidentit”.

Veritas.com.al/