Shqipëria ka treguar një përparim të lehtë në luftën e saj kundër korrupsionit. Ky është konkluzioni i raportit të “Freedom House” që ka analizuar zhvillimet e vendeve gjatë vitit 2022.

Shqipëria ishte në kategorinë e regjimeve hibride-demokraci në tranzicion. Vlerësimi i përgjithshëm për vendin shënoi një përparim të lehtë gjatë vitit 2022 krahasuar me një vit më parë. Kjo pasi sipas vlerësimeve Shqipëria ka “luftuar” më fort kundër korrupsionit.

“Vlerësimi për luftën kundër korrupsionit u rrit nga 2.75 në 3.00 pikë, falë një sërë aktakuzash dhe dënimesh të profilit të lartë të ish-zyrtarëve nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe rolit të saj proaktiv në nxitje e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Lufta kundër korrupsionit është bazuar kryesisht të dënimet e zyrtarëve të lartë të vendit. Në raport përmendet dënimi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit, i deputetit Alqi Bllako dhe ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Inceneratorët e mbetjeve ishin tema kryesore e akuzave për korrupsion në Shqipëri gjatë këtij viti. Sipas SPAK, Koka fitoi miliona euro për ndërtimin e impiantit të inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit dhe mund të dënohet me 12 vite burg nëse shpallet fajtor.

Kjo bëri që vlerësimi i përgjithshëm të rritet nga 3.75 në 3.79, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 7 është niveli më i lartë i demokracisë.

Po ashtu në raport vihen ne dukje edhe problematikat qe mund të kenë cënuar demokracinë në vend.

Përplasjet politike në Partinë Demokratike, që solli rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në skenën politike dhe largimin nga drejtimi i PD-së të Lulzim Bashës, mbizotëruan skenën politike të Shqipërisë.

Shumica e mediave në Shqipëri zotërohen nga persona biznesi që kanë lidhje të ngushta me politikanë ose me organizata të krimit të organizuar. Në raport thuhet se në vitin 2022, emisionet televizive u bënë mjeti kryesor për dezinformimin e nxitur nga interesat politike dhe lidhjet e pronarëve dhe jo nga provat dhe faktet.

Po ashtu gazetaria e lirë ka qenë një cështje që është rtrajtuar nga raporti i Freedom House.

Në mars, pasi PD humbi gjashtë zgjedhje të parakohshme për kryetar bashkie dhe inteligjenca amerikane zbuloi se partia kishte marrë 500,000 dollarë nga Rusia në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017.

Gazetarët pyetën ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, nëse ai do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte përgjegjësinë për akuzat për paratë ruse, ai përgjigj me komente përçmuese. Më pas disa gazetarë u ndaluan nga konferencat e ardhshme për shtyp.

Po ashtu ne raport thuhet se disa gazetarë janë dhunuar verbalisht gjatë pasqyrimit të protestave dhe përplasjeve të dhunshme jashtë selisë së PD-së dhe përçarjeve mes Bashës dhe Berishës për kryesinë e partisë.