Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump në vitin 2020 u rrit me më shumë se 1 milion dollarë pasi raporti i Mueller-it u publikua të enjten.

“Dalja e raportit të plotë të Mueller-it çoi direkt në rritjen e fushatës me më shumë se 1 milion dollarë”, tha për The New York Post të premten COO i fushatës se Trump, Michael Glassner, duke vënë në dukje nje rritje 250 për qind në donacionet bazë në internet.

Fushata i bëri thirrje mbështetësve të “ndryshojnë pozicionet” mbi Demokratët pasi ndoqen tregimin e rremë se presidenti kishte bashkëpunuar penalisht me Rusinë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

“Është koha për të hetuar gënjeshtarët që e nxitën këtë hetim të heshtur ndaj Presidentit Trump, të motivuar nga ndëshkimi politik dhe duke mos u mbështetur në asnjë provë,” shkroi fushata në një deklaratë lëshuar në video.

Veritas.com.al/