SIMON KENT

të Shëndetësisë (O.B.SH.) Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus përballet me një thirrje për ndjekje penale lidhur me pretendimin e përfshirjes se tij në drejtimin e forcave të sigurisë në atdheun e tij Etiopian.

Times e Londrës raporton se një ekonomist amerikan i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, David Steinman, akuzoi burokratin 55-vjeçar të karrierës si një nga tre zyrtarët në kontroll të shërbimeve të sigurisë Etiopiane nga 2013 në 2015.

Tedros ishte ministri i shëndetësisë i vendit nga 2005 në 2012 dhe ministri i tij i jashtëm deri në 2016, kur Fronti i tij Komunist për Çlirimin Tigray (TPLF) ishte anëtari kryesor i koalicionit qeverisës.

Analistët, siç raportohet duke përfshirë zyrtarë të qeverisë Amerikane, kanë renditur TPLF në Databazën Globale të Terrorizmit.

Times thotë se Steinman, një ekonomist dhe aktivist i nominuar për çmimin e paqes vitin e kaluar, paraqiti ankesën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë.

Ai pretendon se Tedros “ishte një vendimmarrës thelbësor në lidhje me veprimet e shërbimit të sigurisë që përfshinin vrasjen, ndalimin arbitrar dhe torturimin e Etiopianëve”.

Ankesa për prokurorët në ICC vjen pasi Gjenerali Berhanu Jula, shefi i shtabit të ushtrisë së Etiopisë,beri thirrje muajin e kaluar që udhëheqësi i OBSH të jepte dorëheqjen. Ai e akuzoi atë për përpjekjen për të siguruar armë për rajonin Tigray, ku ushtria Etiopiane po lufton forcat lokale.

Në ankesën e tij, Steinman tregoi një raport të qeverisë Amerikane të vitit 2016 mbi të drejtat e njeriut në Etiopi që zbuloi se “autoritetet civile në disa raste nuk mbanin kontroll mbi forcat e sigurisë dhe policia lokale në zonat rurale dhe milicitë lokale ndonjëherë vepronin të pavarura”.

Steinman shtoi se raporti i SHBA citonte “krime të tjera të dokumentuara”. Ai akuzoi Tedros si të përfshirë në “frikësimin e kandidatëve dhe mbështetësve të opozitës”, duke përfshirë “arrestimin arbitrar. . . dhe paraburgim te zgjatur ”.

Sipas Times, ankesa pohonte gjithashtu se Tedros mbikëqyri “vrasjen dhe shkaktimin e dëmtimit të rëndë trupor dhe mendor, të anëtarëve të fiseve Amhara, Konso, Oromo dhe Somali me qëllim për të shkatërruar ato fise në tërësi ose pjesërisht”.

Tedros ka mohuar akuzat dhe çdo keqbërje. Kohët e fundit si psh muajin e kaluar ai lëshoi një deklaratë që adresonte situatën aktuale në Tigray.

“Ka pasur raporte që sugjerojnë se unë jam duke mbajtur anën në këtë situatë,” tha ai. “Kjo nuk është e vërtetë dhe unë dua të them se unë jam vetëm në njërën anë dhe kjo është ana e paqes.”

Kjo nuk është hera e parë që Tedros është në qendër të polemikave në atdheun e tij Etiopian.

Në tetor 2017, ai e quajti Robert Mugabe të Zimbabvesë një “ambasador të vullnetit të mirë” për të ndihmuar në luftimin e sëmundjeve jo-ngjitëse në Afrikë, duke provokuar zemërim nga profesionistët mjekësorë dhe grupet e të drejtave të njeriut. Në atë kohë New York Times shkruante:

Roli i ambasadorit të vullnetit të mirë është kryesisht simbolik, por grupet e të drejtave ishin të ashpër në reagimin e tyre ndaj simbolikës së dhënies së tij një njeriu, udhëheqja e të cilit, thonë ata, ka çuar në kolapsin e shërbimit të tij shëndetësor dhe abuzime të mëdha të të drejtave në Zimbabve.

Së fundi, Tedros shfuqizoi vendimin e tij për të favorizuar Mugabe pas kritikave.

Në fillim të këtij viti, Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga O.B.SH. në korrik 2021 pasi akuzoi Tedros se nuk bëri aq sa Ti kërkoje Kinës llogari për përpjekjet fillestare për të fshehur shpërthimin e koronavirusit nga pjesa tjetër e botës.

VERITAS.COM.AL/