
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali u shpreh se raporti, i cili u miratua me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime, mbështet mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe do t’i paraqitet për votim seancës plenare të PE në muajin korrik.
“Raporti u miratua me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime dhe do i paraqitet për votim seancës plenare në muajin korrik. PE konfirmoi se Shqipëria mbetet histori suksesi, vend pararojë për anëtarësimin dhe shembull në rajon. Eurodeputetët mirëpresin konsensusin e gjerë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, linjëzimin e plotë dhe të vazhduar të politikës së Shqipërisë me atë të BE-së.
Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seç ishin të pranishëm deputetët të kuvendit, si nga shumica, si nga opozita. Proces jetik për vendin tonë. E shoh si dëshmi të një të vërtetë të gjithëpranuar në Shqipërisë, se pavarësisht ideve ideologjike të ndryshme mbi modelin zhvillimor. Ky mbetet prioritet kombëtar. Angazhimin ynë nuk është politik, por kalendar pune i dakordësua me BE”, tha Spiropali.
Nuk la pa koment as deklaratat e Sali Berishës nga samiti i PPE, ku nxiu Shqipërinë duke e quajtur si narkoshtetin e vetëm në Europë. “Edhe duke u përmbajtur, këtë e cilësoj një njollë të zezë në diskursin politik shqiptar. Është për të ardhur keq kur dikush, me hidhësinë e humbësit të keq, sulmon Shqipërinë me teori komploti dhe akuza të pavërteta,” tha Spiropali.
Ajo shtoi se përpjekjet për të nxirë imazhin e vendit, përmes “pelegrinazheve absurde dhe trakteve të hartuara në Tiranë e të shitura si rezoluta ndërkombëtare”, janë të destinuara të dështojnë përballë një Shqipërie që ecën përpara.
Komente