Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 9 Nëntor, pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Burime per JavaNews konfirmojne se vendimi brenda trupes se anetareve te Gjykates Kushtetuese ka qene unanim.

Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.

Kështu ka sqaruar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në emisionin e News24, “LOG”, ku u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese vendos për pezullimin e zgjedhjeve, ato nuk do të zhvillohen.

“Nëse vendos pezullim, zgjedhjet nuk do të zhvillohen, nëse i shpall të pavlefshme do të ribëhen”, tha ai në “LOG”.

PS ka zyrtarizuar tashmë Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, ndërsa opozita ende nuk ka shpallur një emër zyrtar.

Ankimimi i Veliajt për dekretin e presidentit Bajram Begaj 

Erion Veliaj e ka cilësuar dekretin e Kreut të Shtetit antikushtetues, duke argumentuar se mandati i kryetarit të Bashkisë nuk është personal, por i sovranitetit të qytetarëve të Tiranës.

Veliaj mes të tjerash i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të mbrojë demokracinë. Më herët ai kishte ankimuar edhe vendimin e Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij si të pambështetur në ligj dh Kushtetutë.

“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës. Gjykata Kushtetuese të veprojë me mbrojtjen e menjëhershme të demokracisë përfaqësuese”, thuhet mes të tjerash në këtë ankimim të depozituar në GJK.

Në ankimim shpjegohet edhe moskompetenca e kreut të shtetit për dekretimin, duke e cilësuar “non grata”.

“Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë është nxjerrë në një moment kur kompetenca kushtetuese e Presidentit nuk kishte lindur ende. Neni 115 i Kushtetutës nuk i jep Presidentit një kompetencë të përgjithshme dhe të pakushtëzuar për të shpallur zgjedhje sa herë që një organ vendor shkarkohet nga Këshilli i Ministrave; përkundrazi, ai e lidh këtë kompetencë në mënyrë të qartë dhe kumulative me dy rrethana: (i) mosushtrimin e së drejtës së ankimit brenda afatit 15-ditor; ose (ii) lënien në fuqi të shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të këtyre kushteve, kompetenca e Presidentit është non nata – ende e palindur juridikisht”, thuhet ms të tjerash.

Nëpërmjet ankimimit të depozituar nga përfaqësuesit e tij ligjorë, Veliaj shprehet se ky dekretim dhe shkarkim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës krijon një precedent të rrezikshëm për më tej.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *