
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje është miratuar me numrin minimal të domosdoshëm të votave, 80 vota ‘për’.
Para se Marrëveshja të dalë në votim, deputetët e Vetëvendosjes për tri herë rresht hodhën gaz lotsjellës në seancë duke e detyruar kryetarin e Kuvendit, Veseli, që ta ndërpresë seancën deri në pastrimin e sallës.
Veritas.com.al/