Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat dha informacionin zyrtar për shpërthimin e fuqishëm në Tiranë. Ai konfirmoi se makina e Prend Gjinit u hodh në erë me lëndë plasëse.

Po ashtu Jaupi u shpreh se ka dyshime të forta që kjo ngjarje të ketë ndodhur për hakmarrje.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”,- tha ai.

VERITAS.COM.AL