Ngjarja shumë e rëndë ka ndodhur në Korfuz. 28 vjeçarja Angeliki Petro, shqiptare nga Berati, është ‘heroina’ dhe viktima e tragjedisë. Ajo nuk e kishte njohur të atin deri në moshën 16 vjeç. Që nga momenti kur u takuan, i ati emigrant në Korfuz e mori të bijën me vete.
Prej 13 vjet ajo jeton në ishullin grek përballë Sarandës, ku nisi edhe jetën e saj në një lidhje me një djalë nga Afganistani- edhe ai emigrant.
Babai i saj, Aleko Petro, 52 vjeç nga Berati, nuk e pranoi dot lidhjen e të bijës me Aliun- djalin nga Afganistani; dhe sipas dëshmive të deritanishme kjo ishte arsyeja pse e vrau të bijën
Babai e vrau dhe fshehu në një gropë prpapa shtëpisë. Policia që hetonte mbi krimin u ndesh me kërkesën e papushimtë të babait vrasës që i thoshte Policisë: “Më gjeni vajzën time!”.
Por erdhi një moment që hoqi dorë nga kërkesa ndaj policisë dhe dëshmoi të vërtetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz, kur 28-vjeçarja Angjeliki Petro ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë.
Vajza ishte shpallur dje paradite e humbur, ndërsa pas presionit të policisë babai shqiptar, për të cilin mediat greke shkruajnë si ‘ishte minoritar grek nga Shqipëria’, ka pranuar se e vrau të bijën pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.
Sipas mediave ishte i dashuri i Angelikisë, Aliu, që kërkonte vajzën por nuk po e gjente.
Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990, por me të atin, Aleko, u njoh vetëm 13 vjet më parë. Deri në moshën 15 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin Ali, në një zonë tjetër të Korfuzit.
Policia ka arrestuar vrasësin ndërsa pritet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.
Veritas.com.al/