Mbi 70 Republikan kanë firmosur një letër drejtuar Komitetit Kombëtar të Partisë ku i kërkojnë “të ndalohet çdo ndihmë në fushatën e Donald Trump”.
Ata shkruajnë se zoti Trump është “përçarës”dhe “inkompetent” duke rrezikuar që Partia Republikane “të mbytet” në zgjedhjet e Nëntorit.
Letra thotë se partia duhet që të fokusohet në mbështetjen e kandidatëve vullnetar në zgjedhjet për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Ish anëtarë të Kongresit janë mes atyre që kanë nënshkruar letrën
Besojmë se ”përçarja, pamaturia, inkompetenca dhe rënia e popullaritetit e Donald Trump do të dërgojë lum votash në drejim të Partisë demokratike”, shkruajnë në letrën e publikuar në Politico.
(Sipas Reuters)