Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve rrugore në rajonin verilindor pasi ky i fundit gjatë mbrëmjes së kaluar u ‘mbulua’ nga reshjet e borës.

👉Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Diber ka pasur reshje bore 🌨️gjatë natës.

🚜Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës✔️

🚜Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht✔️

🚧Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.