Janë rikthyer sërish reshjet e borës në qarkun e Dibrës. Si pasojë e reshjeve që nisën që në orët e para të mëngjesit u bllokua aksi i rrugës së Arbërit në bypassin Qafë Murrizë.

Policia iu bëri thirrje shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore në zonat malore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se reshjet e borës kanë zbardhur një pjesë të zonave malore në veri.

Sipas njoftimit mësohet se kalimi në Qafë Thore-Theth është pa vështirësi dhe pse bëhet thirrje për kujdes nga drejtuesit e automjeteve.

“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.

Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës ⚠️për ta mbajtur qarkullimin në normalitet🛣

⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje 💦 pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm për shkak të borës është bllokuar përkohësisht kalimi në rrugen e Arbrit ne vendin e quajtur Qafe Murriz.

Borë në pranverë, Thethi “vishet” me të bardha, ARRSH apel shoferëve: Çfarë  duhet të keni parasysh – Abc News