Moti i keq përfshin në mesditë edhe qarkun e Elbasanit. Reshje dëbore janë regjistruar në malësitë e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Prrenjasit.

Mbulohen nga dëbora po ashtu edhe Gjinari e Zanalina në Elbasan.

Në Librazhd reshje të dendura dëbore në Steblevë, trashësia arrin 30 cm. Rruga Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.

Reshje dëbore ka në Rrajce e Sopot të Prrenjasit.

Mungon energjia elektrike në fshatrat e Librazhdit dhe Prrenjasit për shkak edhe të erës.

Reshjet e bores në qarkun e Korçës kanë filluar prej orëve të para të mëngjesit në zonat e larta malore ndërsa në qytet ka patur reshje shiu.

Me pas reshjet e shiut kanë pasuar edhe me reshje borë në gjithë qarkun duke rikthyer temperaturat e ulëta në minus gradë.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugor, gjatë mëngjesit ka patur probleme segmenti i Dardhës nga ku bora ka shkuar 5 deri në 20 cm.

Vetëm gjatë mëngjesit drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë ndërsa përsa i përket mesditës reshjet e borës kanë filluar intensivisht në gjithë qarkun.

Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit në rrugët që sipas tyre paraqesin probleme ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës.

VERITAS.COM.AL