Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme të kufizuara në disa zona malore, ndërsa strukturat e emergjencave civile ndodhen në gatishmëri të plotë.
Sipas njoftimit të prefekturës së qarkut Shkodër dhe strukturave vendore të Mbrojtjes Civile në disa bashki të qarkut ka patur rrëshqitje dherash dhe bllokim rrugësh.
Në bashkinë Fushë Arrëz raportohet situata më e rëndë pasi si pasojë e reshjeve janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale.
Situata në qarkun Shkodër:
Bashkia Shkodër
* Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.
* Deri në këto momente nuk janë raportuar problematika me emergjencat civile, me përjashtim të rrugës Kir–Shosh, ku në vendin e quajtur Dardha e Shoshit ka pasur rëniesh gurësh që kanë bllokuar qarkullimin dhe rruga aktualisht është e pakalueshme.
* Strukturat përkatëse janë njoftuar dhe po punohet për zhbllokimin e aksit.
Bashkia Malësi e Madhe
* Në territorin e bashkisë nuk janë raportuar problematika nga reshjet e shiut.
* Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën.
Bashkia Vau Dejës
* Aktualisht nuk raportohen probleme nga reshjet e shiut.
* Vijon puna për verifikimin e banesave të përmbytura gjatë ditës së djeshme dhe evidentimin e dëmeve të mundshme.
Bashkia Pukë
* Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale, kryesisht në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan, ku ka rrugë lidhëse të fshatrave të bllokuara.
* Rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.
* Furnizimi me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike (Njësia Administrative Gjegjan).
* Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.
Bashkia Fushë Arrëz
* Si pasojë e reshjeve të dendura të ditës së djeshme dhe gjatë natës, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale të territorit të bashkisë.
* Janë evidentuar rrëshqitje masive dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të trupit të rrugëve.
* Ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim.
* Janë raportuar gjithashtu dëmtime të ujësjellësave të fshatrave.
* Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë–Fushë Arrëz.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë
* Gjatë natës kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu.
* Deri tani nuk janë konstatuar dëmtime në argjinatura, kanalet kryesore të kullimit dhe digën e rezervuarit Shtoder.
* Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë poshtë kuotës minimale së leximit të hidrometrave.
* Lumi Kir ka pasur prurje të larta, por pa shkaktuar dëme.
Komente