KURT ZINDULKA

11 Qershor 2020

Partia Laburiste e majtë në Britani ka njoftuar se të gjitha këshillat vendorë ku partia është në pushtet do të ndërmarrin një rishikim të “përshtatshmërisë” së statujave për të përcaktuar nëse ato duhet të hiqen për shkak të lidhjeve të tyre me të kaluarën koloniale të Mbretërisë së Bashkuar ose tregtinë e skllevërve.

Partia Laburiste ka ndjekur drejtimin e Kryetarit të Bashkisë së Londrës, i cili njoftoi të hënën se ai do të krijonte “Komisionin për Diversitetin në Realm-Publik” me qëllim të heqjes së monumenteve historike, statujave, artit dhe emrave të rrugëve në të gjithë qytetin për të pasqyruar ‘diversitetin’ e kryeqytetit Britanik.

Partia në tërësi ka miratuar këtë politikë, me të 130 këshillat Laburiste që njoftojnë se do të ndërmarrin rishikime të ngjashme.

“Ne jemi konsultuar me të gjithë drejtuesit e këshillit Laburist dhe ka një marrëveshje dërrmuese nga të gjithë këshillat Laburiste që ata do të dëgjojnë dhe punojnë me komunitetet e tyre lokale për të rishikuar përshtatshmërinë e monumenteve lokale dhe statujave mbi tokën publike dhe pronën e këshillit,” thane drejtuesit Laburistë te Shoqata e Pushtetit Lokal, sipas Daily Mail.

Vendimi nga këshillat Laburiste vjen pasi radikalët e majtë kanë përdorur lëvizjen Black Lives Matter për të filluar një sulm në shkallë të plotë ndaj figurave historike Britanike.

Të Shtunën, statujat e Abraham Lincoln dhe Sir Winston Churchill u vandalizuan gjatë një proteste të BLM. Që atëherë, monumentet në të gjithë vendin janë shënjestruar, me vandalët që hodhen një statujë të Edward Colston në portin e Bristolit.

Një statujë e ish-monarkes Britanike Mbretëresha Victoria ishte dëmtuar gjithashtu, me mbishkrime dhe gërvishtje në monument që i referoheshin Mbretëreshës si një “lavire”, “raciste” dhe ” skorje”.

Ka pasur disa reagime kundër Revolucionit të ri Kulturor që është shtyre nga lëvizja Black Lives Matter.

Deputeti konservator Simon Clarke shkroi: “Historia jonë është komplekse, siç është në mënyrë të pashmangshme rasti për çdo shtet komb të paktën 1.200 vjecar. Rishkrimi i pjesëve të asaj historie, ose kërkimi për t’i fshirë ato sepse janë të dhimbshme, ose duke u përpjekur të impononi moralin e sotëm te njerëzit nga një epokë tjetër, nuk sjell iluminizëm. ”

“Ne gjithashtu duhet të njohim, ashtu siç besoj absolutisht, se Mbretëria e Bashkuar ka qenë ne pjesen dërrmuese një forcë për të mirën në botë. Të urrejmë veten dhe të kaluarën tonë është dobësuese përballë atyre që do të jepnin një të ardhme më të errët dhe distopike nëse Perëndimi tërhiqet në autoanalize, “paralajmëroi Clarke.

Deputeti konservator për Mansfieldin, Ben Bradley, tha: “Në një vend të ndërtuar mbi perandori ne nuk do të na mbetet një trashëgimi , nëse filloni të rrëzoni gjithçka që mund të ketë qenë e lidhur me racizmin, skllavërinë ose dhunën. Historia jonë na mëson mësime të rëndësishme dhe ne nuk mund t’i ndryshojmë, sado të pakëndshme të jenë “.

Profesori i parë Zezak i Skocisë, Sir Geoff Palmer, vuri në dukje: “Nëse filloni të hiqni emrat e statujave ose rrugëve të bëra nga skllevër, në nje kohë prej 50 vjet do të harroni historinë e skllavërisë. Ndoshta disa racistë mund të jenë mjaft të lumtur që ju t’i hiqni ato sepse po hidhni poshtë historinë tuaj. ”

VERITAS.COM.AL