Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë një informacion mbi “bisedën telefonike” mes zotit Rex Tillerson- sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas njoftimit, zoti Tillerson ka falënderuar Edi Ramën për fitoren “e pastër” në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe i ka thënë se kjo lloj fitoreje ‘ e obligon Patinë Socialiste për kryerjen e reformave të thella”.
Rex Tillerson i ka kujtuar Ramës- sipas njoftimit të kryeministrisë- edhe përshtypjet pozitive që ka lënë Rama te zëvendës- presidenti amerikan, Mike Pence gjatë samitit të Mitrovicës.
Biseda ka zgjatur rreth 20 minuta, sipas njoftimit të Kryeministrisë.
Biseda telefonike e zotit Tillerson me kryeministrin Rama bën që të shuhen zërat për ‘fitore të vjedhur’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Gjithashtu i ul përfundimisht zërat e opozitës se ‘PD është partnere’ me politikën amerikane- pretendim që u ngrit sidomos gjatë fushatës së zgjedhjeve ku u përdor edhe një foto e presidentit Trump me kryetarin e PD, Basha.
Veritas.com.al/