Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mbërriti të martën në Moskë. Trillerson do të diskutojë me zyrtarë e Rusisë mbi luftën në Siri.
Para se të nisej nga qyteti Lucca i Italisë ku po mbahet samiti i ministrave të jashtëm të vendeve të G7, Trillerson deklaroi se Moska duhet të vendosë “të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara, apo me Assad-in e Sirisë”.
Më parë presidenti Putin ka mohuar një takim për bisedime kokë më kokë me Trillerson.
Kjo është vizita e parë zyrtare në Rusi e ndonjërit nga anëtarët e kabinetit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, transmeton AP.
/Veritas.com.al/