Izraeli vlerëson Shqipërinë për miratimin e rezolutës që shpall Iranin si shtet që sponsorizon terrorizmin. Në një reagim në X, pas votimit të rezolutës në Kuvend, ministri Gideon Sa’ar shkruan se kjo rezolutë është një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit.

Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër dëshmi e dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *