Drejtori i FBI, James Comey i tha Kongresit Amerikan se Zyra po hap kërkesën e Kongresit për email-et e Hillary Clinton.
Hetuesit kanë zbukuar emaile të reja “në lidhje me çështjen e pa lidhur në dosje… që duket se do t’i shtohen hetimeve”, tha ai.
Zoti Comey tha se hetuesit do të vendosin nëse Emailet përmbajnë informacion të kualifikuar ose jo.
FBI ka zbuluar se kandidatja Demokrate ka informacion të ndjeshëm mbi serverin e Emaileve private.
Zoti Comey kohët e fundit e ka quajtur mbajtjen e Emaileve me material të klasifikuar nga ana e zonjës Clinton gjatë kohës kur ishte sekretare e Shtetit e Shteteve të Bashkuara, si një veprim “ekstremisht të pakujdesshëm”, por e përjashtoi Hillary-n nga ndonjë vepër kriminale.
Shefi i FBI tha në letrën e tij drejtuar Kongresit se ai “akoma nuk mund të thotë nëse materiali është aq i rëndësishëm, ashtu siç nuk mund të thotë se sa kohë do të zgjasë për plotësimin e kësaj çështjeje shtesë”.
/Veritas.com.al/