
Zyrtarët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në SPAK. Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se zyrtarët janë parë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.
Vija tha se përfaqësues të OPDAT janë rikthyer në Prokurorinë e Posacme, të cilët më herët u larguar përkohësisht nga ky institucion menjëherë pas urdhrit të Presidentit Donald Trump.
Tashmë pas rreth 2 muajsh ata do të jenë prezent në ambjentet e prokurorisë së posacme, ku pritet të asistojnë në lidhje me hetime të nisura kryesisht nga prokurorë të posacëm, apo si pikë kontakti të hetimeve që zhvillohen nga ky institucion edhe me ato të SHBA ku qëndrojnë të dislokuar përfaqësues të OPDAT.
Komente