Nga Zagrebi,  Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel deklaroi se integrimi i rajonit te Ballanit Perëndimor në Bashkimin Europian është  një çështje e rëndësishme per unionin 27 anëtarësh. Michel theksoi se anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne BE duhet te ndodhe sa me pare per ta mbajtur rajonin larg ndikimit rus qe synon destabilitet ne vendet e rajonit.

“ Ne nuk mund të përjashtojmë faktin se Rusia apo shtet te tjera po përpiqen të ndërhyjnë, po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është edhe arsyeja se përse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e anëtaresimit në Bashkimin Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor është vërtet I rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për tu siguruar që të kemi një rajon paqësor.”

Presidenti I Këshillit Europian i cili ndodhej ne Kroaci per bisedimet e Axhendës Strategjike deklaroi se samiti i radhës mes BE- dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti ka një rëndësi të veçantë për rajonin. Michel deklaroi se Komsioni Europian e ka bërë të qartë se unioni është i hapur ndaj anëtarësimeve të reja ndërsa shtoi se do të diskutohet për shtimin e investimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.