Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare javën e ardhshme.

Kështu, të enjten më 29 maj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për zhvillimin e seancës plenare në orën 12:00.

Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik.

Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvend pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura.

Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës, është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u mbarojë mandati deputetëve.

Pritet që më 9 shtator të mblidhet Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në këtë seancë të parë, do të betohen deputetët e rinj, si edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *