Orët e para të Donald Trump si president i ri i Shteteve të Bashkuara monopolizojnë titujt e shtypit ndërkombëtar. Nga CNN dhe BBC, tek Liberation dhe Bild, mediat ndërkombëtare po raportojnë për ndryshimet e shkaktuara nga 78 urdhrat ekzekutivë që ai nënshkroi.
Rrjeti amerikan CNN i referohet veprimeve të gjera ekzekutive të ndërmarra nga Donald Trump që në 24 orët e para të mandatit të tij.
Në faqen e saj të parë, theksohet se banori i ri i Shtëpisë së Bardhë “nuk humbi kohë” në avancimin e agjendës së tij politike duke “nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë” që mund të riformësojnë ndjeshëm politikën amerikane.
The Guardian
Deklarata e Trump: “Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe” titullohet shkrimi kryesor i The Guardian.
Artikujt e mëposhtëm raportojnë për orët e para të Donald Trump si president i SHBA, duke përfshirë iniciativat e tij për imigracionin.
BBC
Në një artikull të titulluar: “Trump fal rreth 1600 njerëz që sulmuan Capitol Hill, nënshkruan urdhrat e parë ekzekutiv të presidencës së tij”, BBC fokusohet në një nga 78 dokumentet e para të nënshkruara nga presidenti i ri amerikan.
Financial Times
Gazeta financiare “Financial Times” zgjodhi për faqen e saj të parë një foto të presidentit të sapozgjedhur me gruan e tij Melania dhe djalin e tyre dhe titullin “Fillon epoka e artë e Amerikës”.
Le Liberation: Rishkrimi i historisë
Gazeta franceze “Liberation” në faqen e saj të parë i referohet vendimeve të firmosura nga presidenti i 47-të i SHBA-së që në ditën e parë të mandatit të tij.
Në artikullin e tij të titulluar “Trump i urdhrave ekzekutivë: furia ekzekutive e orëve të para të presidencës së tij” thuhet se presidenti amerikan “ka filluar të përmbushë disa nga premtimet e tij më radikale dhe më të diskutueshme, duke filluar edhe një herë të rishkruajë historinë, kushtet dhe rregullat”.
BILD: Kjo firmë ndryshon botën
Bild gjerman përmend edhe urdhrat ekzekutivë, në një botim me titull: “Kjo firmë ndryshon botën. Tarifat, klima, imigracioni: çfarë po planifikon presidenti i ri i SHBA-së”.
“Trump nisi dhe shkaktoi një “tërmet” të vërtetë të urdhrave ekzekutivë në ditën e parë të presidencës së tij”, thuhet në artikull.
Komente