Pas sektorit të drejtësisë dhe shëndetësisë Kryeministri Edi Rama u ndal sot te rindërtimi dhe tha se qeveria nuk la asnjë familje në qiell të hapur pas tërmetit të nëntorit.

Ai theksoi se procesi po ecën me ritmin e duhur dhe nuk lidhet me zgjedhjet. Rama tha se këtë proces mund ta përfundojë vetëm qeveria e tij, pasi Basha nuk mund të lërë gjumin e të zbresë në terren.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar më së shumti krebashkiakun Elton Arbana, duke thënë se Bashkia e drejtuar prej tij ka ecur më mirë sa i përket rindërtimit.

“Surpriza e madhe e rindërtimit, se Bashkia e Shijakut ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës në të gjithë procesit që nga momenti i parë deri tani”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiaken e Laçit Majlinda Carën, duke e quajtur një burrneshë.

“Je shëmbëlltyrë edhe një gabimit tim që në Kurbin një burrneshë është më shumë se 10 burra, gabimi im ishte që i rashë gjatë derisa sa të gjeta ty”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL