Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, 100 emigrantë pritet të mbërrijnë në Portin e Shëngjinit brenda kësaj jave, ku do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër.

Ditën e nesërme, të enjten e 10 prillit, do të vijnë dy anije me emigrantë. Në orën 15:00 do të mbërrijë anija e parë me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm.

Afati maksimal i qëndrimit në këto qendra është 18 muaj, një periudhë gjatë së cilës do të zhvillohen të gjitha procedurat ligjore për sistemimin ose riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.

Ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë dëshmon angazhimin e përbashkët për një menaxhim më efikas dhe të organizuar të emigracionit, duke vendosur standarde të reja për trajtimin dhe integrimin e përkohshëm të emigrantëve në rajon./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *