Ka vijuar sot, më 1 korrik 2025, dita e dytë e procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit.

Gazetarja Jolldiz Shuaipi raporton se deri në orën 20:00 janë numëruar mbi 74% e kutive të votimit.

Nga rinumërimi i tyre, ka dalë rezultati se Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë humbur më shumë vota se sa Partia Socialiste. Kjo e fundit sakaq, ka shtuar votat.

Kështu, PD-ja ka humbur deri më tani 108 vota. Nga ana tjetër, “Shqipëria Bëhet”, e cila ishte dhe partia që kërkonte rinumërimin në qarkun e Fierit, ka humbur nëntë vota.

PS-ja, sakaq, ka shtuar 12 vota.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *