Rita Ora është në telashe të mëdha financiare: Kompania e saj “Ora Multi Services” ka pësuar rënie të madhe në fitime ndërsa në të njëjtën kohë ajo është në borxh ndaj kompanisë “Rock Nation” e cila tashmë po kërkon shpërblim financiar nga Rita.

Pozimi nudo i Rita Orës është përmendur nga mediat ndërkombëtare të ketë qenë shumë fitimprurës për të. Dhe Rita Orës i duhet shumë që këto thashetheme të jenë të vërteta, pasi sipas raportimit të gazetës “Mirror”, ajo po përballet me krizë të thellë financiare.

Kompania e saj “Ora Multi Servies” ka pasur vetëm 265 mijë e 457 euro fitime në vitin 2015, duke shënuar një rënie të madhe të fitimeve krahasuar me shumën prej 1.3 milionë euro sa kishte fituar në vitin 2014.

Hallet e Rita Orës nuk përfundojnë vetëm me humbjen që po ka kompania e saj, pasi po përballet me një padi nga kompania muzikore e Jay Z “Rock Nation” pjesë e së cilës ka qenë deri tani.

Roc Nation pretendon se shtëpia diskografike ka shpenzuar dy milionë dollarë për marketingun dhe promovimin e albumit te dytë të Rita Orës, por në fakt albumi nuk ka dalë ende në treg. Sipas kontratës, Rita Ora duhet të kishte publikuar pesë albume në total që nga viti 2008, por ajo ka nxjerre në treg vetëm një i cili në të vërtetë rezultoi i suksesshëm.

“Kompania e Jay Z po i kërkon asaj 1.66 milionë euro si dëmshpërblim për këtë gjë”, raporton “Mirror”.

Por këngëtarja mund të shpëtojë nga ky falimentim, raporton Insider, nëse marrim parasysh paratë që ajo merr si anëtare e jurisë në X-Factor dhe vlera e madhe e patundshmërive që ajo ka në pronësi.

“Rita ka pasur një vit të shkëlqyer gjatë 2015 por kjo nuk ka ndikuar në situatën e saj bankare”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për “Mirror”.

Pas kësaj lëvizjeje të Roc Nation, avokati i Ritës Howard King ka thënë se Jay Z i kishte premtuar asaj liri të plotë nga Roc Nation.

“Ne besojmë që distributori i Roc Nation, Sony Music e ka obliguar Roc Nationin që ta paraqesë këtë aksion për të ruajtur të gjitha të drejtat e Sonyt deri në arritjen e një zgjidhjeje”, ka thënë Howard.