Partia Demokratike është në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kryesisë, për t’i dhënë fund edhe fazës së Rithemelimit, pas kthimit të Sali Berishës në postin e kryetarit të forcës politike.

Mirëpo, çuditërisht, gratë dhe burrat që kandidojnë për postin, nuk janë të vendosur në të njëjtën listë.

 Sipas strukturave të reja të PD-së, kjo është bërë për të ruajtur një kuotë të sigurt gjinore. Mirëpo, njëkohësisht, kjo formulë e bën praktikisht të pamundur që kuota e grave në Kryesi të barazohet me atë të burrave.

Prej 20 vendeve në garë, 14 i takojnë listës së burrave dhe gjashtë, asaj të grave.

Pra, një prerje kirurgjikale prej 30% e vendeve, u takojnë grave!

Në dy fletë të ndara, anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë dhe është e sigurt se si ndarja gjinore do të jetë, pa lënë mundësi të tjera rrethanore.

Nëse kjo është barazia gjinore, me përfaqësi minimale të garantuar, nuk mund ta themi. Por nëse gra më merituese se sa burrat, mbeten jashtë për shkak të kuotës së paracaktuar, është e lehtë për t’u diktuar.

Rithemelim është ky? I barabartë jo, minimalisht…