Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar fjalimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për luftën ndaj korrupsionit.Ambasadorja amerikane foli me lavdërime se qeveria po e lufton korrupsionin.

Paloka komenton edhe uljen e ambasadores së SHBA ndërmjet Arben Ahmetajt dhe Ulsi Manjës, të dy të akuzuar, i pari për korrupsion me tenderat dhe aferën e inceneratorëve dhe i dyti për vjedhjen e votave në Dibër.

“Tallje nga nje krah e mjerim ne nje krah tjeter, tek opozita e emeruar…
Pashe nja dy gjasme reagime te deputeteve te Alibeut , ndaj Rames lidhur me shfaqjen per gjasme luften kunder korrupsionit qe po ben qeveria.

Asnje fjale per ambasadoren Kim qe ishte edhe me entuziaste se vete Rama per “perkushtimin” dhe arritjet “huge” te qeverise ne luften kunder korrupsionit…Pse ?!
Sepse po i sherbejne me vetedije te plote kesaj qeverie duke nxjerre si justifikim pikerisht ambasadoren e po tregojne cdo dite e me shume se jane me te turpshem dhe me te demshem per opoziten edhe se sa “kerperata” e jeniceri.”-shprehet Paloka.