Kryesia e Rithemelimit do të mblidhet sot në orën 14:00 për të miratuar kandidaturat e Berishës për sekretar të përgjithshëm dhe nënkryetarët.
Më pas në orën 17:00, në selinë e PD do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar këto kandidatura.
Duke iu referuar statutit, Rithemelimi ka 2 nënkryetarë. Sipas burimeve të ‘Euronews’, kanë shprehur interes për të kandiduar për postin e nënkryetarit Oerd Bylyklbashi, Luçjano Boçi dhe Agron Shehaj.
Për postin e sekretarit të përgjithshëm, bëhet me dije se është vetëm emri i Flamur Nokës.