(FOTO: Pamje nga Zvërneci)/
Enigma se kujt i përkiste trupi pa jetë dhe i dekompozuar që u gjet në Zvërnec të Vlorës, 13 ditë më parë, më 9 mars- mori fund. Policia ka identifikuar të riun që u gjet i pajetë.
Është Loni Isai, 32-vjeç, ka qenë pronar i një bilardoje në Vlorë. Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende dhe policia po zhvillon hetime.
Loni Isaj ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij. Nga të afërm dhe miq, Loni Isai njihet si njeeri i qetë, pa probleme, pa rekorde anti-ligjore.
Trupi u gjet i mbuluar nga rëra. Polici po mendon rreth një vetvrasjeje, një vrasjeje ose një vdekjeje aksidentale.
/Veritas.com.al/