-Gruaja e tretë në histori që mban këtë post dhe drejtuesja më e re në moshë-
Matsola, me origjinë nga Malta, ishte në garë me Sira Rego, Kosma Zlotowski dhe Alice Bah Kuhnke, por arriti ta fitonte garën me 458 vota pro.
Koha e zhvillimit të zgjedhjeve, nuk ka asnjë lidhje me ikjen nga jeta të ish-presidentit të Parlamentit Evropain David Sassoli, mandati i të cilit do të mbaronte në fund të janarit pasi dy vitesh e gjysmë në krye të detyrës.
Cila është presidentja e re e Parlamentit Evropian?
Në moshën 43-vjeçare, Metsola është personi më i ri në historinë e legjislativit që mban këtë post dhe gruaja e parë në 20 vjet.
Ajo vjen nga fraksioni i Partisë Popullore Evropiane (EPP), ndërsa Sassoli ishte anëtar i grupimit politik të qendrës së majtë Socialistët dhe Demokratët (S&D).
Ajo është deputete e Parlamentit Evropian që nga viti 2013. Si deputete e Partisë Nacionaliste, ajo ka qenë aktive që në rininë e saj duke bërë fushatë si studente që Malta të bëhet anëtare e BE-së.
Si Presidente e Parlamentit Evropian, ajo do të drejtojë aktivitetet e seancave plenare të legjislaturës dhe do të ruajë rendin gjatë seancave. Presidenti gjithashtu u jep fjalën folësve, nënshkruan ligjet dhe zakonisht flet në hapjen e samiteve të BE-së.
Parlamenti ka pasur vetëm dy presidente të mëparshme femra, Simone Veil dhe Nicole Fontaine, të dyja franceze, që kur u bë një asamble e zgjedhur drejtpërdrejt në 1979.