Akuza te reja kundër Cristiano Ronaldos. Sipas avokatëve të Mayorgas, kampioni portugez do të ketë ngacmuar një grua tjetër

Andrea Riva /

Nuk pushon stuhia mbi Cristiano Ronaldon. Pas publikimit të kontratës së nënshkruar me Kathryn Mayorga pas përdhunimit të supozuar në qershor 2009, ja dhe një tjegull e re.

Sipas asaj që bëjnë te ditur avokatët e modeles, në fakt, kampioni portugez mund të ketë ngacmuar një vajzë tjetër: “Jam kontaktuar nga një grua që pretendon se ka marrë të njëjtin trajtim nga Cristiano Ronaldo”, bën të ditur Leslie Stoval, avokati i Mayorga . Por jo vetëm, vazhdon Stoval: “Dua të flas me ish të dashurat e futbollistit, vajzat që e njohin në mënyrë intime: do të ishin të çmuara për të kuptuar sjelljen e tij. Do të shkoj në Angli nëse është e nevojshme”.

Nuk njihet ende identiteti i gruas së dytë që supozohet të ishte ngacmuar nga CR7 . Por është marrëveshja që duhet të analizohet në detaje, siç raportohet nga Il Corriere: “Topher (Cristiano Ronaldo,)ka arritur një marrëveshje tepër të favorshme: rrezikonte gjyqin dhe burgun, me efekt kolateral katastrofik ,të mos mund te hynte me ne Shtetet e Bashkuara dhe ndikim shkatërrues mbi reputacionin e tij, jetën private, imazhin publik, kontratat dhe mundësitë profesionale “.

Veritas.com.al/