AFP / PIERRE-PHILIPPE MARCOU

Cristiano Ronaldo mbërrirti në gjykatë në Madrid bashkë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo u kthye në Madrid ditën e Marte për t’u paraqitur në gjykatë ku përballet me një dënim prej 18.8 milionë euro për mashtrimin me taksat në marrëveshjen e arritur me autoritetet spanjolle të taksave.

Si pjesë e një marrëveshje të bërë në qershor me ish avokatët e Real Madrid, prokurorët po kërkojnë gjithashtu që sulmuesi Portugez, i cili verën e kaluar iu bashkua kampiones italiane, Juventus, duhet të dënohet me 23 muaj në qeli.

Sidoqoftë, Ronaldo mund të mos kalojë asnjë ditë të vetme në burg, përderisa dy vjetët e fundit futbollisti përballet për herë të parë në Spanjë me një vepër kriminale jo violente.

“Unë jam shumë mirë”, tha fituesi pesë herë i Topit të Artë, para gazetarëve që ishin grumbulluar para gjykatës në veri të Madridit, pas dëgjesës në gjykatë. Ai firmosi pak autografe para se të largohej me makinën e tij.

Paraqitja në gjykatë zgjati rreth 40 minuta, ndërsa marrëveshja u paraqit para gjykatësve.

Gjykatësi do të japë dënimin final të martën pasdite, tha një zëdhënës i gjykatës.

Veritas.com.al/