Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi seancën për subjektin e vlerësimit të Rovena Gashit, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. GAshi është prokurore ‘problematike’ që ka plotësuar dosjen Tahiri dhe ka kundërshtuar vendimet administrative të prokurores Marku.
Trupi gjykues shqyrtoi dhe zhvilloi procedurë të thellë hetimi, në mungesë të Rovena Gashit apo përfaqësuesit të saj, duke e konsideruar sot të përfunduar seancën dëgjimore
Rovena Gashi nuk kalon Vettingun, KPK shkarkon nga detyra prokuroren.
Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme sot ne seancë
Më parë zonja Gashi ka thënë se një vendim të tillë KPK e ka marrë 8 muaj më parë. Megjithatë mungesa e prokurores nuk e ndali vazhdimin e seancës.
Përsa i përket pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk janë te sakta, ka mungesë burimesh për pasurinë qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.
KPK kreu hetim te thelluar për pasurinë e subjektit Gashi qe konsiston ne:
Ap 105 m katrore ne Shkëmbin e Kavajës në emër të Gashit dhe bashkeshortit të saj Dritan Gines. Ne lidhje me këtë pasuri është blere ne 2011 prej 80 mije eurosh. Në kontratë parashikohej pagesa me dy këste 30 mije euro jashtë zyrës noteriale dhe kësti 50 mije euro me transferte bankare dhe me noter.
Në këtë deklaratë noteriale thuhet se konfirmohet pagesa e 30 mijë eurove para kontratës dhe se është kryer edhe pagesa e dyte 50 mijë euro. Për sa i përket burimit është deklaruar se 45 mije euro ka marrë kredi bankare dhe për shumen 35 mije euro, ajo flet për një trajtim preferencial te kunatit te saj qe punonte te firma qe ka bërë apartamentin.
Veritas.com.al/