Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka mbërritur mëngjesi e sotëm në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca në ngarkim të saj, pasi u vu në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion. E veshur me të zeza, Voda shihet teksa mbërrin në Gjykatë, e shoqëruar nga patrulla e policisë.
GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ Vodën më 13 korrik, ndërsa akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua. Burime për Report Tv thonë se Voda ka marrë rreth 2000 euro për futur në punë Florida Beun.
Gjykata e Posaçme pritet të jap masat e sigurisë për ish zv.ministren e Bredshme, Rovena Voda, avokaten Florida Beu e cila pagoi 2 mijë euro për t’u punësuar në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani.
Gjatë seancës duket se Florida Beu është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital, ku një ambulancë e ka çuara atë të marrë kujdesinë nevojshëm shëndetësor. Në gjykatë të pranishme në seancë vijojnë të jenë Rovena Voda dhe Majlinda Hasani.