AFP / Marco Bertorello

Më e shumta e Venecias u ndodh nën ujë ditën e Mërkurë pas baticës më të lartë në 50 vjet, që i gllabëroi tokën qytetit historik të Italisë. Gondolat u nxorën në breg, në hotele invadoi ujë dhe turistët u detyruan të largohen me shpejtësi teksa niveli i ujit rritej.

Zyrtarët fajësuan ndryshimin e klimës ndërsa tregtarët e dyqaneve në Grand Canal tërbuan kundër atyre që dështuan për të mbrojtur qytetin e UNESCO nga dallgët e larta.

Ata thanë se korrupsioni, në mënyrë të përsëritur ka vonuar ndërtimin e barrierave të sistemit mbrojtës të cilat do të kishin siguruar qytetin nga katastrofa.

“Qyteti ka rënë në gjunjë”, tha kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro në një intervistë me televizionin kombëtar RAI.

“Shkatërrimi është përhapur kudo”, tha ai në sheshin e famshëm St. Mark, i cili u ndodh nën peshën kryesore të përmbytjes. “Me të gjitha gjasat dëmet nga anta e kaluar kanë shkuar drejt njëqind milionë euro”.

Turistët, duke tërhequr valixhe të rënda dhe të veshur me galloshe të gjata apo edhe këmbë- zbathur nisën të largohen më shpejtësi, ndërsa taksitë e ujit apo gondola, dhe ujërat e zeza kishin dalë nga rezervuarët.

Një 78 vjeçar mbeti i vdekur nga një shock elektrik teksa uji hyri në shtëpinë e tij.

“Ne i kërkuam ndihmë qeverisë, kosto do të jetë e lartë”, shkroi Brugnaro në tweeter. “Këto janë efektet e ndryshimit klimaterik”

Ministri i Ambientit, Sergio Costa fajësoi ndryshimet e klimës dhe ‘tropikalizimin’ e dhunës së shirave dhe erërat e forta.

“Kjo është çfarë po ndodh shpesh e më shpesh në Mesdhe”,  shkroi Costa në facebook, duke iu referuar situatës.

“Ngrohja globale do të shkatërrojë planetin tonë nëse ne, në mënyrë të menjëhershme, nuk do të ndryshojmë drejtim”, tha ai.

Veritas.com.al/