Pas daljes së ditës së sotme në media dhe paralajmërimit se do të informojë në fund të ditës, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka publikuar një postim në Twitter.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se po u jep fund spekulimeve pasi kryeministri Edi Rama e ka informuar se “personi” që në këtë rast është Tom Doshi është përjashtuar nga PS dhe se nuk do të ketë asnjë rol në qeverinë që do formohet. Me këtë deklaratë Kim ka informuar se ai mund të kandidojë, por jo të jetë pjesë e qeverisë, duke zbutur qëndrimin e disa ditëve më parë.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që do të formohet”, shkruan Kim.

Kujtojmë se Kim ka avancuar përpjekjet për të ndaluar nga kandidimi persona me të shkuar kriminale. Në shënjestrën e saj është vendosur Tom Doshi,  ish-deputet i PS tani kryetar i Partisë Social Demokrate.

Ambasadorja amerikane përmes Twitter  tha se “Ndërsa autoritetet zgjedhore shqiptare  përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit  pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë  meritojnë më mirë se kaq.”

Këtë mesazh ambasadorja Yuri Kim e shoqëron me vendimin e 16 Prillit 2018 kur sekretarit amerikan i shtetit publikisht i ndaloi Tom Doshit hyrjen në SHBA me motivacioni si i përfshirë në mënyrë sinjifikative në  korrupsion.

Mesazhi i ambasadores Kim, erdhi vetëm pak ditë nga skadimi afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ dhe është një sinjal i qartë se Tom Doshi duhet të qëndrojë larg procesit zgjedhor dhe kandidimit. Departamenti i shtetit në mënyrë të pazakonte publikoi vendimin per t’i penguar hyrjen ne SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjareve te tij, ndërsa më herët këtë e kishte bërë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

VERITAS.COM.AL