(FOTO: Selia e ambasadës së Rusisë në Tiranë)

 

Nga: Leart Skiro/

Ambasada e Rusisë në Tiranë ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Pas atentatit në Ankara, ku mbeti i vdekur ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, Presidenti i Rusisë ka urdhëruar nga shërbimet sekrete dhe të Sigurisë që të merren masa të rrepta për ruajtjen e ambasadave të Rusisë kudo në botë.

Vetë shteti shqiptar ka marrë masa shtesë sigurie për ambasadën e Rusisë, veçanërisht, por edhe për selitë e ambasadave të tjera të shteteve perëndimore. Sinjlai i ardhur nga Shteti Islamik pasi tragjedisë së Ankarasë, se ndodhen në shënjestër ambasadat e Rusisë në Botë, e veçanërisht në Tiranë, Uganda dhe Afganistan, e ka bërë të domosdoshme rritjen e shkallës së sigurisë.

Nuk ka kaluar shumë kohë, vetëm 20 ditë, që nga koha kur kryeministri, Edi Rama, kishte paralajmëruar se në Shqipëri mund të veprojë “faktori i tretë”. Këtë e deklaroi gjatë vizitës në Berlin, ku kancelarja Merkel komunikoi qëndrimin e shtetit gjerman se nuk mund të rekomandonte Shqipërinë për fillimin e negociatave për pranimin në BE. Anëtarë të Bundestagut gjerman kanë vënë edhe pesë kushte të reja, që lidhen kryesisht me krimin dhe luftën kundër tij.  Në kundërpërgjigje te komunikimit nga zonja Merkel, kryeministri Rama deklaroi se “në Shqipëri mund të kemi faktorë të tretë”, që më vonë bëri të qartë cilët ishin: Rusia dhe Terroirzmi Islamik.

Deklarata e palës shqiptare u mor si një kërcënim ndaj BE, se “në qoftë se nuk na pranoni”, atëherë mund t’i bashkëngjitemi “faktorit tjetër” të tretë. Por ngjarjet që po ndodhin aktualisht tregojnë se qeveria shqiptare, konkretisht kryeministri Rama, kishte informacion dhe dijeni për çfarë po përgatitej dhe efektet mbi vendin tonë.

Duket qartë se ky është “faktori i tretë”.

/Veritas.com.al/