Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në jugperëndim të Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri UH-1 u aksidentua në provincën Isparta. Ndërsa ushtari i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan AA.
“Në Keçiborlu ka një Shkollë të Aviacionit Tokësor dhe atje kryhen rregullisht fluturime stërvitore. Si rezultat i kontaktit të dy helikopterëve gjatë stërvitjes, njëri prej tyre u rrëzua”, shpjegoi guvernatori Abdullah Erin.
Mediat vendase raportojnë se hetimet për rastin po vijojnë. Një nga të vrarit besohet se ishte komandanti i Shkollës së Aviacionit Tokësor Isparta, Isa Baydilli.
“Dëshmorët tanë qofshin nën mëshirën e Zotit. Familjeve të tyre i shprehim ngushëllime, ndërsa ushtarit të lënduar shërim të shpejtë”, shtoi ajo.
Komente