Gjyqtari Erjon Çela rrëzon kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarber Malltezi për përjashtimin e trupes gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme pasi sipas tyre, këto gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen apo përgjohen dhe mbikqyren nga SPAK që është palë në këtë proces.

Më herët, relatores së trupit gjykyes Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale të PD, Andia Ulliri./abcnews.al

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *